Anxhela Peristeri mbrëmë shkëlqeu në natën finale të “Eurovision 2021” dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Këngëtarja me një zë të fuqishëm e paraqitje mahnitëse arriti të fitojë zemrat e shumë njerëzve që vlerësuan pozitivisht performancën e saj, shkruan “Kosovarja”.
Ndonëse nuk arriti të grumbullojë pikë të mjaftueshme për të hyrë në top 10-shen e më të mirëve, ajo dha maksimumin e saj dhe për këtë e vlerësojmë shumë.
Sot përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka falenderuar të gjithë përkrahësit e saj gjatë këtij rrugëtimi.
“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ❤️( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve)🙏 Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj ❤️Ju falenderoj qe ishit krenare per mua 🙏🙏🙏” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Kosovarja/