Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anxhela Peristeri feston ditëlindjen

nga Revista Kosovarja

Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe në dallim nga shumë të tjerë ajo e ka zbuluar vetë moshën e saj. Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale foto të një torte që ka ardhur si surprizë për të nga njerëzit e saj më të afërt. Në mes të tortës ishte vendosur logoja e “Eurovisionit” dhe një mikrofon, ndërsa në cep ishte vendosur numri 35, për moshën e saj.

Mbi artikull

Menjëherë pas publikimit të fotos, Anxhela ka marrë qindra komente nga miq e fansa të saj, të cilët i urojnë ditëlindjen dhe fitoren në “Eurovision”. Ndërkohë në një lidhje telefonike me “Radio Tirana”, këngëtarja ka treguar se e para që e ka uruar për ditëlindjen ishte nëna e saj. Gazetari e ngacmoi më tej nëse kishte marrë urim nga ndonjë person tjetër, por Anxhela nuk zbuloi asgjë.

Ajo tregoi se ka organizuar një festë të vogël me miq të saj, që kanë kaluar Covid-19. Anxhela tha se nuk e mërzisin kurrë ditëlindjet, por përkundrazi është e lumtur që jetoi një vit më shumë.Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Festivali europian do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj. Pak ditë më parë ajo publikoi videoklipin zyrtar për këngën “Karma”, i cili ishte punuar me detaje dhe këngëtarja kishte bërë disa ndryshime nga versioni i parë i këngës me të cilën u prezantua në “Festivalin e Këngës”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]