Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anxhela Peristeri pushton skenën e Eurovisionit

nga Revista Kosovarja

Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë.

Mbi artikull

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Moneytizer Paragrafi 4

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.

Më poshtë gjeni tabelën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni për Shqipërinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]