Evropa po merr masa lehtësimi për liri më të shtuar të lëvizjes dhe qarkullimit të qytetarëve të vet.
Spanja ndër më të goditurat me pandeminë aktuale, ka shpallur masa të rifillimit të punës për miliona punëtorë të kompavine prodhuese.
Spanja dhe Italia po ndërmarrin masa për lehtësimin e kufizimeve dhe kthim në punë, ndërsa Gjermania nga e hëna do të rihapë shkollat.
Relaksimi i kufizimeve posa është vërejtur rënja e të infektuarëve, ka dhënë shenja pozitive se mund të rinisë jeta përsëri, ndërkohë që disa vende evropiane as që i kanë ndalur kufizimet.
Aty ku shteti ka shtrirë dorën e mbrojtjes duke marrë vendime të duhura me kohë, i ka lënë popullit te dera maska dhe dorëza mbrojtëse, gjendja është më e lehtë.
Masat e ruajtjes së distancës sociale po llogariten të mjaftueshme në shtetet më të zhvilluara evropiane që po i rikthehen punës për të mos falimentuar ekonomitë e tyre.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “kufizimet duhet të heqen posa të ngadalësojë virusi”!
Cfarë po bën shteti i Kosovës?
Ndaras nga e tërë bota evropiane, Kosova po ashpërson kufizimet e qytetarëve duke i futur në karantina qytetarët. Masat e kufizimit strikt të lëvizjes së qytetarëve që u bë të hënen nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, po cilësohen si shkelje kushtetuese,madje edhe për së dyti.
Njohësit e kushtetutës së Republikës së Kosovës, si Enver Hasani, Dastid Pallaska dhe partitë politike e kanë cilësuar shkelje të rëndë kushtetuese këtë veprim të ministrit Vitia.
Madje, e kanë kritikuar ashpër dhe të jashtëligjshme pajisjen e deputetëve me leje të veçanta për seancë në Kuvendin e Kosovës vendim që u mor nga ushtruesi në detyrë i Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Kur të gjithë ekspertët kushtetues dhe subjektet politike e njohësit e rrathanave i cilësojnë antikushtetuese masat e ministrit Vitia për ashpërsim të lëvzjes, para qytetarëve del vetëm një pyetje: Ku është këtu shteti real që zbaton kushtetutën ,apo dikush me qëllim ia ka lënë në dorë Arben Vitisë të merr vendime të tilla për pandeminë,duke u maskuar me ngjyrëra pandemike.
Qeveria nuk i qet paratë për qytetarët në kohën më të rëndë sociale
Masat e ashpra të futjes në izolim dhe karantim shtëpiak e banesor i kanë kritikuar të karantinuarit duke thënë se askush nuk është kujdesur për ditë të tëra as me shëndetësi as më masa sociale për ta.
Nëse në një objekt banesor ka dal një banor pozitiv dhe aty janë futur në karantinë tërë banuesit, shteti duhet të përkushtohet me masa ushqimore dhe shëndetësore. Është absurde t’i mbyllësh qytetarët nëpër dhoma e të mos i pyesësh a kanë bukë, ujë, a kanë fëmijë e pleqë, përderisa nuk kanë fakte që ata janë pozitivë.
Masat e izolimit duhet të përcillen edhe me pako shtesë që përfshin pako ushqimore, higjenike dhe shëndetësore. Në Kosovë po bëhet politikë inatesh për të debatuar pa asnjë arsye nëse duhet të rritet pakoja mbrojtëse në kohën kur puna është ndalur me urdhërat e qeverisë! Do të mbyllen qindra biznese dhe do të shtohen mijëra e mijëra raste sociale në Kosovë dhe do të varfërohet shteti nga mosqarkullimi i parasë!
Qeveria po kundërshton nxjerrjen e pakos mbrojtëse duke lënë popullatën edhe pa punë , edhe pa ndihma edhe pa stimulime finaciare.
Odat eknomike mbarëboterore dhe ekspertët ekonomikë,po thonë se ky vit është viti i mbijetesës dhe asgjë më shumë se kaq!
Qeveria nuk ka mundësi të llogaris në investime kapitale,por tek e fundit nuk bëhet kijameti nëse një vit nuk shtrohen asfalte me mijëra kilometra.
Një përllogaritje e thjeshtë matematikore del se aq sa kushton një kilometër asfalt, kushtojnë maskat dhe dorëzat mbrojtëse për tërë popullatën e Kosoës,por qeveria as këtë nuk don ta bëjë! S. Krivaça / Kosovarja/