Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është bërë sonte përsëri baba.
Abrashi ka njoftuar se familjes së tij i është shtuar edhe një vajzë.
“Miq,
Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë.
Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë!”, tha ai.
Abrashi ka 2 fëmijë, tanimë edhe një bebushe të vogël.