Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi vënë re shoqëria e tyre nuk njeh rregulla.
Ndryshe nga Arbana, Xhemi është më private në rrjetet e saj sociale me familjen. Madje foto me bashkëshortin nuk ka ndarë asnjëherë me ndjekësit, derisa ishte Arbana ajo që na e zbuloi.
Dy shoqet me bashkëshortët përkatës së fundmi ishin në një udhëtim në Como të Italisë, ku nën shoqërinë e njëra- tjetrës siç edhe na u shfaqën kaluan momente fantastike dhe vërtetë për t’u pasur zili.
“Më ktheni dhe njëherë në liqenin e Como-s me Xhemin tim të dashur”, ka shkruar Arbana në Instagramin e saj, teksa na sjell dhe një përmbledhje të çasteve më të bukura.