Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbana i gjen një ‘gabim’ Georgina Rodriguez-it

nga Revista Kosovarja

Bukuroshja Georgina Rodriguez shkëlqeu me look-un në festivalin e Filmit në Venecia.

Mirëpo, vëmendjen e mori një detaj i vogël në një prej veshjeve të saj.

Georgina kishte harruar të hiqte etiketën e xhaketës që kishte veshur dhe kjo nuk i shpëtoi syrit të paparacëve. Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një foto të saj, duke u shprehur “Georgina është një prej nesh”.

Moneytizer Paragrafi 4

Vetë Arbana është përballur me një situatë të tillë, prandaj ajo disi ka gjetur veten. “Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë”, ka shkruar me humor ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]