Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbana Osmani reagon për rastin e dhunimit të 15-vjeçares

nga Revista Kosovarja

Arbana Osmani ka reaguar pas rastit të tmerrshëm në Tiranë.

Mbi artikull

Një ngjarje që ndodhi së fundi në Shqipëri ka tronditur opinionin, një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar nga roja i shkollës.

Pas këtij pati reagime të shumta, por nuk munguan as thirrjet për të marshuar më 4 qershor në sheshin “Nënë Tereza”.

Së fundi, moderatorja Arbana Osmani me anë të një postimi thotë se prindërit duhet të flasin me fëmijët për çdo problem si dhe të denoncohen rastet e tilla në medie.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne te gjithe kete histori kaq te tmerrshme, keto rreshta tregojne gjithcka, shtetin, turpin, moralin dhe familjen… Flisni me femijet tuaj, dhe mbi te gjitha jepuni te kuptojne qe do te jeni gjithmone krah tyre, cfaredo te kete ndodhur.

Dhe ju lutem, ne kete vend me kaq shume probleme, perdoreni median per te denoncuar cdo lloj monstre qe prish qetesine tuaj vajza. Denonconi!”, janë fjalët e Arbanës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]