Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbana Osmani zbulon identitetin e një gruaje nga e cila ka marr mesazhe mallkimi për fëmijët e saj

nga Revista Kosovarja

Kjo dukuri është një fenoemen që ndodh mjaft shpesh në rrjete sociale ku gjuha e urrejtjes është shumë shqetësuese.

Mbi artikull

Kështu të shumët janë ata njerëz që nuk kursehen për ndjenjat e askujt në mesazhet që dërgojnë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, moderatorja, Arbana Osmani, ka pranuar një mesazh të tillë në llogarinë e saj të rrjetit social “Instagram”.

Moneytizer Paragrafi 4

Prezentuesja e “Big Brother VIP”, ka ndarë një status në Instastory, ku tregon publikisht se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku i ka uruar gjëra të këqija për fëmijët e saj. Ndërsa, ironia është se personi (grua) në fjalë ka në foton e profilin e saj me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka qenë mbishkrimi i Arbanës derisa ka zbuluar identitetin e personit në fjale si dhe llogarinë e saj që ka pranuar mesahin mallkues dhe dashakeq.