fbpx

Arbana tregon sa është rritur Dielli

nga Revista Kosovarja

Arbana postoi imazhin e këndshëm me djalin.

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, vitin e kaluar u bë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Dielli, por ka preferuar që gjatë kësaj periudhe ta mbajë larg syrit të publikut.

Si rrallëherë, ajo sot publikoi një foto, në të cilën u shfaq duke e ushqyer me gji Diellin e vogël dhe dukej shumë e lumtur.

“Këtë pasdite, me rrezen time të vogël të dritës”, janë fjalët që Arbana ia ka shtuar fotografisë, me të cilën provomon gjidhënien.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]