Gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti, i cili është edhe drejtor i televizionit “Kanal 10”, së fundi u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës në familje.
Ahmeti ishte arrestuar nën dyshimin për ushtrimin e dhunës, madje edhe në prezencë të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij V.A.
Në raportin e policisë thujen se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel, pasi që këtë po ia kërkojnë fëmijët, mirëpo Ahmeti e ka kundërshtuar duke e shtyrë ku më pastaj V.A. ka kërkuar ndihmën e policisë.
Kjo ishte rrjedha e ngjarjes, që për një kohë e mbajti larg fëmijëve gazetarin, e cili sot më në fund shihet i lumtur pranë dy më të dashurve.