fbpx

Arben Gashi – Armend Mujës: Kjo darka VV-PDK të ka pajtuar me vëlla

nga Revista Kosovarja

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet sot seanca plenare ku në pikë të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjatë kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk hezitoi të komenton darkën e së hënës, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Gashi iu drejtua Armend Mujës të VV-së me fjalët: “Nëse asgjë tjetër, kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla”.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike, vëllau i Armend Mujës, Gazmend Muja është me Partinë Demokratike të Kosovës, përderisa deputeti Muja është me VV-në.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]