Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arben Gashi: Presidenti të tërhiqet!

nga Revista Kosovarja

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se presidenti Thaçi duhet të tërhiqet nga gjuha urryese dhe përçarëse për sulmin dhe arrestimin e aktivistit të VV-së, sot para Kuvendit.

Sipas Gashit, fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.Shkrimi i plotë:

Presidenti duhet të tërhiqet!

Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!Presidenti ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!

Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]