Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arben Gashi shërohet nga Coronavirusi

nga Revista Kosovarja

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pas 21 ditësh përballje me koronavirusin thotë se po ndihet mirë dhe prej një jave s’ka simptoma.

Ai për Klankosova.tv ka thënë se ka bërë edhe testin dhe është në pritje të rezultatit.

“Ka një javë që nuk kam simptoma, në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para, 19 ditë pas diagnostikimit, një javë prej simptomave të fundit. Në konsultime me mjekët infektologë konsiderohem i shëruar”.

Gashi thotë se pasi konsiderohet i shëruar ka filluar edhe të dalë dhe u është kthyer angazhimeve profesionale.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po ndihem mirë, nuk kam asnjë problem. Kam filluar t’u kthehem angazhimeve profesionale”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]