Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbenita dhe Nina shkëlqejnë në Madrid, një natë koncerti e mbushur me emocione

nga Revista Kosovarja

Një udhëtim i veçantë dhe një natë plot emocione kanë qenë pjesë e përjetimeve të fundit të modeles shqiptare, Arbenita Ismajli.

Mbi artikull

Ajo ka zgjedhur Madridin si destinacion për të shijuar një nga ngjarjet më të mëdha muzikore, koncertin e artistit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West (Ye).

Por këtë herë, për Arbenitën, protagoniste e mbrëmjes nuk ka qenë vetëm spektakli muzikor. Modelja ka ndarë këtë eksperiencë të paharrueshme me personin më të dashur për të – vajzën e saj, Ninën.

Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Arbenita ka treguar atmosferën e koncertit, duke zbuluar momentet e bukura nga stadiumi dhe emocionet që ka përjetuar krah vogëlushes së saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ka ndarë edhe pamje nga vendet VIP ku kishte ndjekur koncertin, ndërsa Nina shihet duke shijuar nga afër atmosferën e krijuar nga një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.

Kjo paraqitje e ëmbël nënë e bijë ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke u komentuar si një moment i veçantë familjar i ndarë me publikun.