Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbenita: Dijeni, disa të duan për aq kohë sa të përdorin…

nga Revista Kosovarja

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë për shumë kohë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje e ngritje. Por çifti gjithmonë e kanë gjetur rrugën për tek njëri-tjetri.

Mbi artikull

Së fundmi, modelja dhe reperi përflitet se janë ndarë sërish dhe hedhin kunja për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Arbenita Ismajli postoi një shkrim në Instagram, që duket se i drejtohet ish-partnerit të saj, ku shkruhet: “Disa njerëz do të ‘duan’ aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre mbaron kur përfundojnë përfitimet.”

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë asnjë prej tyre nuk ka bërë deklaratë publike rreth thashethemeve që po qarkullojnë.

Gjatë interviste për “Vizioni i pasdites” pak kohë më parë, Fero foli për Arbenita Ismajlin, ku tregoi se e ka ndaluar që të japë intervista derisa ai vetë ta shohë të arsyeshme.

Madje shtoi se duhet t’i paguajnë shumë shtrenjtë që të dalin në intervista.

‘Po është e vërtetë që e ndaloj Arbenitën që të japë intervista. Nëse unë nuk e shoh të arsyeshme nuk do e shihni në intervista. Edhe vetë për 2-3 muaj dhe s’do bëj më kurrë intervista. Duhet të paguhemi shumë shtrenjtë që të vijmë në intervista,”- tha reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]