Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arbenita habit me deklaratën e saj: Më mirë vetëm

nga Revista Kosovarja

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Mbi artikull

Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë dukur shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.

Mirëpo një postim i fundit i modeles bukuroshe i habiti fansat e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

“Është më mirë të jesh vetëm, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty.”- thuhet në postimin e Arbenitës në Instastory.

Fero, s’ka reaguar ende, por një tjetër detaj që habiti fansat, është fakti që ata nuk ndiqen më në Instagram. Të jenë ndarë përfundimisht, apo mos është ndonjë lojë tjetër?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]