Fero duket se ka dëshirë të fotografoj Arbenitën kur ajo flen gjumë.
Arbenita Ismajli së fundmi është shfaqur së bashku me partnerin e saj, Feron, me të cilin publikon fotografi jo rrallë herë.
Modelja e njohur shqiptare për bukurinë natyrale, është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe poston imazhe apo video me partnerin e saj teksa janë një ndër çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar.
Ajo hyri në Instagram për të publikuar një Instastory në shoqërinë e partnerit të saj, ku shihen të shtrirë në shtrat, teksa modelja flen gjumë.
Arbenita ka treguar se atij i pëlqen shumë që ta kapi në fotografi kur ajo është duke fjetur.
“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëj foto kur unë jam duke fjetur”, shkroi modelja shqiptare.