Arbenita dhe Fero janë qifti më i ri i showbizit shqiptar ku me anë të postimeve të tyre në rrjete sociale arrijnë të kthejnë vëmendjen e medieve rozë me sy nga ata.
Edhe pse shpesh-herë janë përfolur për ndarje mes tyre, çifti duket se gjithmonë bëjnë ‘shaka’, duke qenë bashkë dhe shumë të dashuruar, shkruan “Kosovarja”.
Shpërndarja e virusit korona thuajse në gjithë botën ka bërë që të izolohen të gjithë duke qëndruar ne vendet ku kanë qenë ku janë anuluar udhëtimet, koncert e çdo gjë tjetër.
Çiftit simpatik kësaj radhe nuk iu priu fatin të jenë bashkë fizikisht, por që me mendje e zemër ata janë afër.
Ata po shfrytëzojnë rrjetet sociale për tu çmallur duke u kyqur live në instagram për ti parë edhe fansat e tyre mënyrën e komunikimit duke e shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin nga larg./Kosovarja/