fbpx

Arbër Hajdari: Meritoni ka plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën

nga Revista Kosovarja

Marrëdhënia mes Meritonit dhe Ilnisës, e cila ka pësuar lëkundje ditëve të fundit në Big Brother VIP, është komentuar nga opinionistët.

Arbër Hajdari tha se Meritoni po flirton me Sarën dhe po e shfrytëzon këtë situata për të aktivizuar një plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën.

“Është kaluar caku në dy momente. Nuk e besoj Meritonin në lidhje me Sarën më është dikur si flirt. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ilnisa që secili e kemi bërë lojën për hesapin e vet. Meritoni ka bërë dhe debate me ta. Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie”-tha Arbër Hajdari.

Ori mendon se edhe Ilnisa e ka një skenar për Meritonin.

“Më bën përshtypje fakti që Ilnisa vetëm kur debaton apo diskuton me Meritonin më duket si qenie njerëzore nuk shan nuk agravon në ligësinë që e sjell në debate me të tjerët. Më duket se po e shfrytëzon këtë lojë të kujdesur, në një moment ta godasë. Edhe Ilnisa mund të ketë të njëjtin skenar me Meritonin” tha Ori Nebiaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]