Bukuroshja Arbnora Ademaj, si pjesa më e madhe e globit, po qëndron e mbyllur në shtëpi dhe larg aktiviteteve të përditshme, shkruan “Kosovarja”.
Arbnora ka lënë pas krahëve emisionin e saj, impenjimet si aktore në Turqi dhe angazhimet e tjera ditore, në përpjekje për të mos i dhënë këmbë koronavirusit të ri, Covid 19-të.
Sot, për ish missin, prezantuesen e aktoren, është një ditë speciale, pasi personi më social në zemrën e saj feston ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.
Babai i Arbnores sot mbush një vit më shumë dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi i të bijës: “Urime ditëlindjen baba im, edhe 100 tjera të lumtura, të duam shumë e të paçim gjithmonë”.
Arbnora ka një lidhje krejt të veçantë me të atin./Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/B-2XgjgAWCt/?igshid=1szcxuqklafq2&fbclid=IwAR216JkPSCbmKQl7V30yFV2M3OwOjaG5j4seSdsr_1gbloucEY4rY1onzs0