Refik Syla që sot është 83 vjeç, thotë se është manekeni i parë shqiptar dhe se ka luajtur në tre filma në kohën e Ish-Jugosllavisë, ku ka pasur role episodike.
Syla në një intervistë në “Kojshia Show”, ka treguar se gjatë jetës së tij ka qenë tri herë i martuar dhe se i ka pasur 200 femra.
Ai, ka deklaruar se edhe në këtë moshë është në top-formë dhe se pensionin e le pas femrave që vijnë nga Shqipëria në Ferizaj, shkruan “Kosovarja”.
Mes këngëtareve e të njohurave që i ka pikë të dobët, kryeson missi dhe aktorja Arbnora Ademaj, për të cilën thotë fjalët më të bukura dhe ka mjaftë pretendime.
Ish “Miss Kosova”, tani aktore e afirmuar në Turqi, duket se “ja djeg filmin” 83 vjeçarit merakli.