fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Arbnora Salihu zgjidhet kryetare e RDK-së, Memli Krasniqi: Zëri i të rinjve ka adresë PDK-në

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Konventën e 7-të Zgjedhore, ku me shumicë votash kryetare është zgjedhur Arbnora Salihu.

Sipas kumtesës, PDK bën të ditur se Arbnora, 24 vjeçare, ka diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa vijon studimet Master në drejtimin “Politika Publike dhe Menaxhimi”.

Në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2021, ka fituar një vend në Kuvendin Komunal pa kuotë gjinore si asamblistja e re më e votuar, transmeton klankosova.tv.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se me këto zgjedhje, PDK-ja po nis një mandat të ri, por edhe një cikël të ri politik, që po shpërndahet në tërë Kosovën.

”PDK-ja dhe të rinjtë e saj, jo vetëm që po nisin një mandat të ri, por edhe një cikël të ri politik. Ky cikël i ri politik që nisë me këto zgjedhje të rinisë, është para së gjithash një fillim politik për zërin tuaj. Prandaj, ky është momenti i juaj. Kjo është e tashmja dhe e ardhmja e juaj. Dhe, Partia Demokratike e Kosovës është familja politike e juaj. Dy ditë më parë ne shënuam 23 vjetorin e themelimit të RDK-së. Duke qenë edhe vet në fillet e angazhimit tim politik, një aktivist i ri dhe më pas edhe Kryetar i RDK-së, sot i falënderoj të gjitha gjeneratat e kaluara që kanë qenë aktivistë e zyrtarë të RDK-së, e që me punën e tyre kanë qenë shtylla të çdo suksesi të PDK-së”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, e veçanta e këtyre zgjedhjeve është zhvillimi i një procesi krejtësisht digjital të regjistrimit e të garimit, ku për herë të parë, një numër rekord i vajzave kanë garuar për pozita udhëheqëse.

”Ne kemi zhvilluar një proces krejtësisht digjital të regjistrimit e të garimit, duke sjellë inovacionin që ju e kërkoni edhe në organizatën tonë rinore. Për herë të parë, një numër rekord i vajzave kanë garuar për pozita udhëheqëse dhe tani 40 për qind e të gjithë kryetareve të degëve janë pikërisht vajza. Ky është një shembull fantastik i përqafimit organik të platformës sonë Bashkë 50/50 për barazi të plotë gjinore në përfaqësim dhe në vendimmarrje dhe jam shumë i lumtur që këtë shembull para së gjithash po e dëshmojmë me rininë tonë të mrekullueshme”, theksoi Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se ky proces zgjedhor i zhvilluar nën slloganin TI Ki Za është një thirrje për angazhim, në një periudhë të migrimit masiv të të rinjve si pasojë e një qeverisjeje depresive.

”Kjo është edhe esenca e thirrjes TI Ki Za që vërtetë të angazhoheni dhe ta shihni angazhimin tuaj politik si aktivitet komunitar, si një aktivitet për veten tuaj, për familjen, për shoqërinë tuaj, për rrethin tuaj, për lagjet e juaja, për qytetin tuaj, për shtetin gjithsesi. Por, para së gjithash për pasionet që i keni, për pasionet që juve ju inspirojnë dhe ju frymëzojnë. Sepse TI Ki Za realisht flet për juve individualisht. Dhe unë e di që ndonjëherë një i ri apo e re në Kosovë nuk e ka lehtë që ta ndiej veten të dëgjohet. Por vërtetë dhe e them me bindje se secili prej jush ka zërin e brendshëm që është ndikues dhe në mënyrë të veçantë kur këta zëra bëhen bashkë, përbashkohen siç jeni përbashkuar këtu sot, pa dyshim që jo vetëm që do të kumbojë si zë i fuqishëm, por do të jetë zëri që do t’i japë drejtim pozitiv gjithçkaje për të cilën ju dëshironi, ëndërroni dhe për të cilën ka nevojë vendi ynë. Sepse, përballë një qeverisje depresive, ne kemi mision që ta thejmë depresionin e ta mbjellim shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi. Prandaj, të rinjtë e PDK-së, kanë përgjegjësi. Por ku ka përgjegjësi, ka edhe mundësi. Rrugën që e filloni sot përmes Rinisë Demokratike të Kosovës, është rrugë e mundësive”.

Memli Krasniqi tha se Partinë Demokratike të Kosovës e definon guximi për të ëndërruar.

”Asgjë e rëndësishme në historinë e re të vendit tonë nuk ka ndodhur, pa ndikimin dhe vulën e PDK-së. Por, nëse kam menduar gjatë se si do ta definoja atë që na definon, atë që na dallon neve sot këtu juve si gjeneratë e re, aktivistët e PDK-së, për çdo gjeneratë duke filluar nga themeluesit e PDK-së, ajo është guximi për të ëndërruar dhe për të parë ëndrra të mëdha për Kosovën dhe për realizimin e këtyre ëndrrave. Edhe pa ekzistuar PDK, themeluesit e saj Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dy ish-kryetarë të partisë, të cilët sot fizikisht i kemi në distancë, por emocionalisht i kemi pranë gjithmonë, kanë qenë njerëz të cilët në kohën kur ka qenë shumë vështirë të ëndërrohet për lirinë e vendit tonë, kur shumë njerëz nuk kanë besuar se ajo mund të ndodhë, ata e kanë ëndërruar atë”.

Ai tha se rinia është forca që e ndryshon Kosovën, sepse askush më mirë se ata nuk mund ta portretizojë Kosovën që duam, dhe adresa e tyre është PDK.

”Ndryshimin që e kërkojmë te ju, e kemi nisur prej vetës sonë dhe unë ju siguroj se bashkë do ta japim shembullin e një mundësie tjetër në politikë. Një model që nuk përçan por na ofron, në të cilin nuk na definon pozita, por përkushtimi. Dhe ku politika nuk jeton mbi njerëzit, por për ta, e me ta. Kjo është beteja për të ardhmen tonë. Ky është zotimi ynë për Kosovën tonë. Prandaj zëri juaj është çelësi për ta fituar këtë betejë. Fitorja jonë, fitorja e PDK-së, fitorja e rinisë është e pashmangshme. Rruga jonë është e pa alternativë. Angazhimi ynë është i pa kompromis. Kosovën do ta kthejmë në vend ku jetohet me dinjitet, e ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, sepse të rinjtë kanë za e zani i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës”, shtoi kryetari Krasniqi.

Kryetarja e sapozgjedhur e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu duke falënderuar delegatët për besimin, tha se do të punojnë së bashku për një të ardhme edhe më të ndritur.

”Sot më shumë se kurrë motivi im për punë është shtuar. Duke falënderuar secilin për besimin që treguat ndaj meje, ju premtoj që këtu do të keni gjithmonë Arbnorën, zërin tuaj të fuqishëm në angazhimet politike që na presin. I kemi borxh shtetit e kombit që krejt angazhimi ynë të jetë për një të ardhme edhe më të ndritur. Me RDK-në për PDK-në”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i deritashëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka falënderuar bashkaktivistët me të cilët kanë rrugëtuar, të cilët i ka quajtur katalizatorë të sukseseve.

”Ju guxoni me folë sepse ju keni za. Ju guxoni me vepru sepse motivi vlon në ju, dhe shpërthimi i potencialit tuaj ndodh vetëm përmes Partisë Demokratike të Kosovës. Ju do të jeni bashkë, ashtu siç ishim edhe ne, në çdo lagje dhe fshat të çdo qyteti, për aktivitete dhe punë të përbashkët në të mirë të gjeneratës dhe gjeneratave që vijnë. Ju jeni dhe do të mbeteni ambasadorët më të mirë të partisë, ju do të jeni adresa e rinisë dhe studentëve, të rejave dhe të rinjve të Kosovës. Ju nuk do të jeni vetëm e ardhmja, ju jeni e tashmja e padiskutueshme e vendit tonë”, tha Bislimi.

Rinia Demokratike Kosovës ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues i cili përbëhet nga 38 vajza e 38 djem që shënon edhe përmbushjen e vizionit të ri të kryetarit Memli Krasniqi për barazi të plotë gjinore 50/50.


Etiketa: Memli KrasniqiArbnora Salihu

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

4 orë më parë
Aktuale

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

8 orë më parë
Aktuale

Sylejman Selimi intervistohet nga EULEX-i

8 orë më parë
Aktuale

E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj

8 orë më parë
Aktuale

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

9 orë më parë
Aktuale

KEDS njofton se në këto zona do të ketë nesër punime

9 orë më parë
Postimi tjetër

Albulena Haxhiu bën ndryshim drastik në pamje

Juli: Tash e pelqej Atdheun, nuk mundem me stopu veten

Ekspertët: Bëni seks të dielën, është dita eksituese dhe më e “egër” e javës

TË FUNDIT

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

1 orë më parë

Dashi dëshiron të udhëheqë, Peshqit fantazojnë skena filmi; truri te meshkujt Binjakë është organi më i madh seksual… Nëse dëshironi...

Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

1 orë më parë

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr ? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr...

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

2 orë më parë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, megjithatë agjërimi është...

Sot nis muaji i Ramazanit, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni

2 orë më parë

Sot, e enjte 23 Mars besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në...

Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

2 orë më parë

Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale....

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

2 orë më parë

Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se...

MË TË LEXUARAT

Çfarë të hani dhe çfarë të shmangni gjatë muajit Ramazan

Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

Lazim Destani, bashkon Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare

Elita Rudi reagon pas tensioneve në Post BBV: “Kam ngel pa fjalë nga pa edukata”

Ryva Kajtazi e pret me darkë madhështore në shtëpi Adriana Matoshin

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, fituesi arkëton 200 mijë euro

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

Shkëndije Berisha – Pacolli: Atdhedashuria është një dashuri që nuk mund ta shpjegosh

Ja pse duhet të dalim jashtë sapo të zgjohemi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist