Ardiana Dili është zë i dëshmuar, artiste e mirënjohur dhe e kërkuar brenda e jashtë vendit.
Ajo, këndon në mënyrë të shkëlqyer “live” dhe duket se kjo është edhe pika e saj më e fortë.
Së fundi, zëri i bukur i estrades, i ka bashkuar forcat me kolegun e saj, këngëtarin Farbardh Azemi, për këngën me titull “Qoja babes një selam”.
Kjo këngë, vjen me tekst dhe muzikë nga Besim Bunjaku dhe orkestrim nga Ermal Krasniqi, nën logon e “RedMedia”.
“Qoja babes një selam” nga Ardiana Dili dhe Fatbardh Azemi, është kënduar premierë në xhirimet festive për vitin 2023 të produksionit “RedMedia”.