Fifi, në një video në Instastory, tha se mund të jetë pjesë e “Këngës Magjike”, këtë vit.
Ky postim nuk mbeti pa u komentuar edhe nga organizatori i “Këngës magjike”, Ardit Gjebrea.
Ky i fundit shkruan :” Fillimisht mezi po presin të takojmë princin e vogël e të festojmë…Ndërsa Kenga Magjike, po përgatitet për madhështi në 2024…
Sapo e hape listën paç këmbën e mbarë!”
Kujtojmë se Fifi, është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, por siç duket këto ditë e kanë motivuar këngëtaren të mendoj shumë për karrierën e saj dhe sukseset që e presin, shkruan “Kosovarja”