Argjentina Ramosaj sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, sot e feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram.
Pranë fotos ku shfaqet me një tortë para vetes dhe e rrethuar nga një ambient plot gjelbërim, Argjentina është treguar mirënjohëse për dashurinë e njerëzve që e rrethojnë.
Ani pse po bën një festë të vogël, Argjentina mezi pret të mbaroj distancimi social për të festuar me familjen dhe miqtë.
“30-tëshi i madh. Shumë mirënjohëse që jam e lumtur dhe e shëndetshme, me fat që kam pranë gjithë të dashurit e mi. Nuk mund të pres që distancimi social të ketë mbaruar, kështu mund të festoj për jetën me familjen dhe miqtë”, shkruan këngëtarja pranë postimit të fotografisë ku edhe ka pranuar urime të shumta.