Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arian Çani largohet nga Tv Klan?

nga Revista Kosovarja

Pas vitesh të tëra punë në televizionin Klan, Arian Çani do të largohet! Mediat shkruajnë se moderatori i njohur ka marrë vendimin të largohet nga Klan-i dhe ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë debat me drejtuesit e televizionit, apo ndonjë ofertë më të mirë.

Gjithashtu thuhet se emisioni i tij “Zonë e Lirë” tashmë do të transmetohet në televizionin ABC News.Vetë Çani nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen në fjalë, ndërsa pritet që kjo të sqarohet në ditët në vijim. Gjithashtu nuk dihet nëse formati i emisionit do të jetë i njëjtë me atë që ka pasur ndër vite.

“Zonë e Lirë” e filloi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas në Vizion Plus. Ndërkohë prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan.

https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10151825547824196/10159686995719196/?type=3

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]