Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, edhe më tej përflitet për gjera të ndryshme që bënë, shkruan “Kosovarja”.
Në fakt, Ariana nuk bënë asgjë që do ta vinte në qendër të vëmendjes, por postimi i fotografive bënë që ajo të bëhet lajm.
Ariana është shndërruar në blogere Instagrami dhe paraqitjet i ka të shpeshta, ku zakonisht reklamon kombinimet e ndryshme të veshjeve të saj.
Në foton e fundit, Ariana paraqitet moderne e bashkohore dhe edhe një herë e dëshmon që kur është fjala për tu kombinuar, ia qëllon, shkruan “Kosovarja”.