Ariana Fejzullahu është shumë aktive në rrjetet sociale dhe padyshim një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Mund të themi se e gëzoi famën që ka falë bashkëshortit të saj, Ermal Fejzullahut. Por tani publiku e njeh edhe për stilin që ka dhe jetën që prezanton në rrjete sociale.
Ajo sot ka ndarë një urim të veçantë për një person shumë të dashur për të, nënën e saj.
“E shtrenjta ime… Gëzuar ditëlindjen. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrij dot kurrë të jem as sa gjysma jote!” ka shkruar ajo në Instastory-n e saj.
Ariana është nënë shembullore e katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djali. /Kosovarja/