Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë kaluar disa ditë të bukura pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë imazhe nga jeta e tyre me ndjekësit e tyre të shumtë dhe për këtë ata shumë shpesh arrijnë të bëhen lajm nga mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Sot Ariana ka publikuar në Instastory të papriturën që i ka ndodhur sapo është kthyer në shtëpi.
Në video shihet se te pragu i shtëpisë së tyre janë mbledhur shumë milingona dhe Ariana ka kvrkuar nga ndjekësit e saj t’i tregojnë se a ka ndonjë kuptim kjo gjë.
“Kush më tregon çka thonë kur mblidhen milingonat para shtëpisë?”, ka shkruar Ariana në mbishkrimin e videos.
Përndryshe, Ariana njihet për stilin e bukur që ka dhe në secilën paraqitje të saj ajo duket për mrekulli, edhe pse tash është nënë e katër fëmijëve./Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/CNhddxfB-ZR/