Për shkak të pandemisë, Eurovision Song Contest 2020 anuloi festivalin që do të mbahej në Rotterdam (Holandë), megjithatë disa blogje Eurovizioni krijuan një platformë, ku këngëtarët do të prezantonin krijimet e tyre.
Finalja e “Eurostream 2020” u publikua në “YouTube”, por pa dyshim nuk pati aspak magjinë e Eurovizionit. Arilena Ara performoi në natën e dytë dhe në mungesë të një videoklipi, “Fall from the sky” u prezantua vetëm me versionin audio.
Shqipëria u kualifikua në finale, ku u rendit në vendin e fundit, me 63 pikë në total. Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi Daði og Gagnamagnið, përfaqësues i Islandës me “Think about things”.
Ndërkohë që Arilena këtë periudhë pandemie e shfrytëzoi për recitalin e saj “live” nga sheshi “Nënë Tereza”, me titull “Sounds of Silence”. E duket se këtë periudhë pandemie dhe izolimi, Arilena 20- vjeçare e ka kaluar duke shijuar romancën dhe dashurinë me menaxherin e saj, Popi Kola.
Artistja ka bërë disa postime, duke filluar nga arratisjet e tyre në natyrë, e deri te shijimi i intimitetit. Disa ditë më parë, Popi kishte ditëlindjen dhe Arilena zgjodhi ta uronte në mënyrën më të bukur. Në profilin e saj të “Instagram”-it ajo publikoi një foto, ku shfaqen të dy nga shtrati dhe krahas saj shkruan dhe fjalët e veçanta, duke e quajtur personin e jetës.
“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola. Personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë paraardhës”, shkruante këngëtarja.
Ndërkaq, miq të afërt të çiftit tregojnë se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.
Arilena e njohi partnerin gjatë “X Factor Albania”, program ku Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.
Po le të ndalojmë pak te jeta private e Arilenës dhe kufirin që e ndan nga jeta skenike artisten, e cila mori famë me të dashurin që humbi në nëntor, që citohej në vargjet e Lindon Berishës, një këngë aq e ndjerë, me muzikë të Darko Dimitrov.