Koleget dhe miket e afërta, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi kanë publikuar disa fotografi qesharake sot.
Aktoret e njohura dhe shumë të dashura për publikun shqiptar, dhe jo vetëm kalojnë shpesh kohë e argëtohen së bashku me familjet e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi në rrjet janë bërë virale fotografitë e tyre, ku shihet Arjola duke e mbajtur “hopa” shoqen e saj, Adrianën, e krejt kjo sipas tyre ka një qëllim.
https://www.instagram.com/p/CPddX_FlyqL/
“#ielevateu është challenge me qëllim të përkrahjes së njeri tjetrit pas të gjitha sfidave që kemi kaluar e po kalojmë . Të motivojmë , të përkrahim , të mbështesim dhe të ngjitemi të gjithë së bashku.
#IELEVATEU” ka shkuar Adriana në profilin e saj.
Shumë vajza e gra i janë përgjigjur pozitivisht thirrjet së tyre, duke realizuar kështu pozën e njëjtë. /Kosovarja/