Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, e ka rrëfyer disa herë historinë e saj të trishtë të jetës.
Veçanërisht gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja tropojane ka treguar vështirësitë e të qenurit nënë dhe baba për fëmijët e saj, pasi ajo jeton e ndarë nga ish-bashkëshorti me të tre fëmijët.
https://www.instagram.com/p/CZlv8UMlW81/?utm_source=ig_web_copy_link
Por pavarësisht kësaj, ajo duket se ende përballet me pyetje të tipit se “si ia del”, dhe për të gjithë ata që shprehin dyshime mbi këtë, Demiri u përgjigj së fundmi përmes një video në TikTok dhe Instagram.
Aktorja e filmit “I love Tropoja” publikoi një video-selfie, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “Kur je edhe nënë edhe baba vet”.
Përgjatë videos, dëgjohet një zë në anglisht që citon: “Unë vërtet mund të them se e dua të qenurit nënë, por gjithë ditën vëlla? Jam gati të bëhem një baba tani”.
E sqarimin përfundimtar ajo e dha në mbishkrimin e videos në Instagram, ku Arjola shkroi: “Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi! Ju them: Nga mami kthehem në babë, që të mos duket e vështirë”.
Krejt kjo duket se vjen në sajë të disa komenteve që ajo ka marrë në rrjetet sociale, ku disa ndjekës e pyesnin se si e gjen kohën të jetë me fëmijët e saj, kur bën kaq shumë pushime. /Telegrafi/