Tani që “telashet” e dasmës kanë mbaruar, Armina Mevlani i është rikthyer jetës së përditshme.
Së fundmi, Armina ka realizuar një “ask me a question” ku vëmendjen e mori një kompliment i një ndjekësi nga Tropoja.
Komentuesi e konsideroi Arminën, nusen më dashuri në Tropojë. As blogerja nuk ia la mangët këtë komplimet, duke i konsideruar tropojanët njerëz me shpirt të madh.
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij,”-shkroi Mevlani.
Krahas këtij mesazhi, Armina vendosi një foto nga dasma e saj ku u vesh me veshje tradicionale tropojane.