Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre në martesë.
Në “Goca dhe gra”, Armina ka zbuluar më shumë detaje për dasmën duke treguar se do jetë tradicionale.
Armina shtoi se dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.
“Vjehrrit thjesht i thamë, ai është gjithmonë mbështetës dhe tha në rregull. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tregoi Armina.