Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aroma që lë gatimi i peshkut është e padurueshme?

nga Revista Kosovarja

Peshku është shumë i rëndësishëm si pjesë e një diete të balancuar ama aroma që lë në kuzhinë pas gatimit është një tmerr i vërtetë. Jo vetëm kaq, por edhe aroma që merr frigoriferi.

Megjithatë edhe pse me erë të pakëndshme, asnjëherë nuk duhet lënë pa qenë pjesë e dietës. Kështu që ja dy mënyrë të thjeshta si të largoni erën e tij të rëndë nga frigoriferi dhe kuzhina.

Për të hequr erën nga kuzhina – Pasi të gatuani peshkun hapni dritaret. Kjo është gjëja e parë dhe më e rëndësishme. Me tej vendosni uthull molle në një enë dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Aroma e uthullës së mollës neutralizon erën e rëndë të peshkut. Nëse aroma e uthullës ju bezdis, në një ëne me ujë shtoni disa shkopinj rozmarine ose kanelle dhe lërini të ziejnë. Aroma e tyrë është neutralizuese.

Për të hequr erën nga frigoriferi – Alternativa më e mirë do të ishte të pastronit frigoriferin, por në pamundësi për ta bërë këtë, vendosni sodë buke në një cep të frigoriferit. Ajo neutralizon të gjitha aromat e pakëndshme dhe do t’ iu kursejë orët e pastrimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]