Juristja e medias, Flutura Kusari, ka komentuar për rastin e arrestimit të një kosovari në Turqi, i cili dyshohet për lidhje me shërbim sekret izraelit, Mosad.
Ajo ka ftuar media që të kenë kujdes me rastin dhe të bëjnë dallimin në mes të interesit të publikut dhe interesantes.
Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se mediat nuk duhet të publikojnë fotografi të shtëpisë e të familjarëve të personit të arrestuar.
Postimi i plotë:
E pasken arrestu dikon ne Turqi nen dyshimin qe ka lidhje me Mosad.
Padyshim qe lajmi do te ngjalle interesim te publikut.
Shpresoj qe gazetaret do te tregohen te pergjegjshem dhe do te bejne dallimin ne mes te interesit publik dhe interesantes.
Vetem gazetaret dhe mediat e papergjegjshme ia msyjne shpise se tij, publikojne foto te shtepise, familjareve, shkojne iu afrohen me kamera te ftyra, provojne me ia gjete naj kusheri qe nuk e di peshen e fjales publike etj.
Nuk ka interes publik me publiko bash ckado qe gazetaret munden me gjete. Nuk eshte e arritur me ia gjete shtepine te dyshuarit, me i hype kerrit dhe me shku me i nejte te dera familjes. Profesionalizem eshte me i pase ne dore informacionet qe duken interesante por s’kane rendesi dhe nuk jane relevante per interesin e pergjithshem te publikut dhe me vendose mos mi publiku.
Gazetaret duhet me na informu per aktivitetin e tij qe lidhet me arsyet e arrestimit, me kontaktu me autoritete ne Turqi, cfare vepre penale akuzohet, sa eshte e denushme, a ka pase bashkepunim Kosove-Turqi ne kete rast etj e jo me na jape informacione koti sa me i mbushe faqet etj.