Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohen dy të mitur për vrasjen e 60 vjeçarit në Vitomiricë të Pejës

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Vitomiricë të Pejë u vra një person i moshës 60 vjeçare.

Deri te vrasja erdhi pas një përleshje.

Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, për këtë rast janë arrestuar dy persona të mitur dhe është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Deri te kjo ngjarje tragjike erdhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur të dyshuarit dhe viktima, të cilët mes vete ishin fqinj”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe nesër pritet të dalin para gjyqtarit hetues, si dhe se hetimet janë në proces”, deklaroi Gashi për Klan Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]