fbpx

Arrestohen të dyshuarit që rrahën brutalisht një person në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një person ka pësuar lëndime pasi është rrahur brutalisht nga dy persona të tjerë pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Fatmirësisht personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë po ndodh një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimën e lënduar. I njëjti është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe policia i ka arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen”, ka thënë Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]