Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohen tri femra për prostitucion në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Tri femra janë arrestuar (njëra shtetase e Shqipërisë), nën dyshimin se kanë kryer veprat “mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”

Mbi artikull

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:35 në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokale dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime”, thuhet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Reklama

Ndërkaq, sipas raportit të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]