Një 34 vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Siç njofton Policia përmes një komunikate për media i arrestuari ka a poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.
I njëjti siç njoftohet këto këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dje më datë 15.08.2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp. Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” përcaktuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën për media.