Një blogere e huaj në Bali u arrestua dhe do të deportohet shumë shpejt në vendin e saj, pasi realizoi disa foto nudo në një pemë të shenjtë për vendasit, që mendohet se është 700-vjeçare.
Aktivistja Ni Luh Djelantik shpërndau në rrjetet sociale fotot ku shfaqej një vajzë që pozonte pranë pemës së Kayu Putih që ndodhet në pjesën e pasme të tempullit të Tabanit, 23 km në veri të Denpasar.
Imazhet u bënë virale dhe vunë në lëvizje autoritetet të cilat ndaluan blogeren, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije.
Një ngjarje e ngjashme është shënuar dhe një vit më par kur influencerja ruse, Alina Fazleeva u deportua nga autoritetet në Bali pasi edhe ajo pozoi nudo pranë pemës së shenjtë.