fbpx

Arrestohet Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm është arrestuar luftëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Fadil Fazliu. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij. Fadili.

Sipas tij, arrestimi ka ndodhur sot në orën 08:00 në mëngjes.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱 Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]