Me 24 prill i dyshuari, Faton Brahimaj vrau djalin e xhaxhait të tij, Bashkim Brahimaj.
Indeksonline mëson përmes burimeve se Faton Brahimaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai ishte në kërkim që nga data 24 prill. Pas 5 ditëve, Policia ka arritur të arrestoj atë.
Vrasja kishte ndodhur për shkak të një problemi pronësor mes Faton Brahimajt dhe Bashkim Brahimajt.