Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet i akuzuari që ishte kapur me 14 kg drogë në Prishtinë, dërgohet në vuajtje të dënimit

nga Revista Kosovarja

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia, duke shpëtuar nga prangat e vuajtja e dënimit për rastet në të cilat përfshihen. Kështu ka ndodhur edhe me të akuzuarin për rastin e 14 kg drogë që janë kapur vitin e kaluar në Prishtinë.

Mbi artikull

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Adem Emini, i cili është shpallur fajtor dhe dënuar për këtë rast, për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht në tetor të 2022, është ndaluar dje nga Policia.

Emini është ndaluar dhe arrestuar dje në kryeqytet, pasi ndaj tij ka pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

41-vjeçari ishte prangosur fillimisht më 13 tetor të vitit të kaluar, pasi Antidroga kreu bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast u gjetën mbi 14 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Moneytizer Paragrafi 4

I njëjti kishte qëndruar në paraburgim më shumë se katër muaj, periudhë kjo gjatë së cilës është ngritur aktakuza dhe i njëjti më pas është dënuar me 2 vjet burgim.

Pjesën tjetër të dënimit, Emini tashmë do ta vuajë në njërën nga qendrat korrektuese, ku është dërguar gjatë ditës së djeshme, pas përfundimit të procedurave nga ana e Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/