Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet i dyshuari i tretë për planifikimin e sulmit në koncertin e Swift

nga Revista Kosovarja

Zyrtarët austriakë të sigurisë thonë se një 19-vjeçar po planifikonte të vriste “një turmë të madhe njerëzish” në një sulm vetëvrasës në një koncert të këngëtares me famë botërore, Taylor Swift në Vjenë.

Mbi artikull

Zyrtarët thonë se adoleshenti i cili më parë ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) – rrëfeu se “kishte ndërmend të kryente një sulm duke përdorur eksploziv dhe thika”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai është një nga tre të dyshuarit e arrestuar të mërkurën. Një i katërt i dyshuar, 18 vjeç dhe një i njohur i të dyshuarit kryesor, u arrestua të enjten.

Tre shfaqjet e shitura të Swift në stadiumin Ernst Happel janë anuluar. Më shumë se 195 mijë njerëz pritej të merrnin pjesë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]