Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë Kuranin në Prizren.

Mbi artikull

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po është arrestuar, dhe për detaje të tjera drejtohuni zyrës qendrore”, tha Gashi.

Ndryshe, për këtë akt ka reaguar edhe kryeimami në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren , Orhan Bislimaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Bislimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.

Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.

“Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. /Telegraf

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]