Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet mjeku i Podujevës që refuzoi t’i jap shërbime mjekësore një pacienti

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur që mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mbi artikull

Ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë, deri në një vendim tjetër.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria Themelore:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar rastin si “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., në drejtim të veprës penale të lartcekur dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.​

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]