Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegramit

nga Revista Kosovarja

Shefi ekzekutiv i Telegramit, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit.

Durov u arrestua pasi avioni i tij privat ishte ulur në aeroportin Le Bourget, raportuan mediat franceze.

Sipas zyrtarëve, miliarderi 39-vjeçar u arrestua nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin e njohur të mesazheve.

Hetimi thuhet se ka të bëjë me mungesën e moderatorëve, me Durov të akuzuar për dështimin për të ndërmarrë hapa për të frenuar përdorimet kriminale të Telegram.

Moneytizer Paragrafi 4

Durov ka lindur në Rusi dhe jeton në Dubai. Ai ka shtetësi të dyfishtë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Telegrami është veçanërisht i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas një refuzimi të mëparshëm nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesit. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.

Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.

Durov themeloi Telegramin në 2013 dhe u largua nga Rusia në 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur komunitetet e opozitës në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën ai e shiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]