fbpx

Arrestohet një 25-vjeçar në Shtime, dyshohet se vodhi një veturë

nga Revista Kosovarja

Një 25-vjeçar me inicialet Sh.Ll. është arrestuar me dyshimin se ka vjedhur një veturë sot në mëngjes në Shtime.

“Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit”, tha policia.

Pas raportimit, policia tha se njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, shtoi policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]